Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë

18:48 | 17 Shtator 2024
K.B

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë mesataren rajonale të papunësisë në Ballkan për vitin 2024, ku del se Kosova ka mesataren më të ultë të papunësisë.

“Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%”, thuhet në postimin nga kjo parti.

Tutje thuhet se në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale