Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, gjatë ditës ka ndarë medalje për ushtarët e KFOR-it.
Gjatë ceremonisë, personeli i KFOR-it u nderua me Medaljen e NATO-s “Non-Article 5” (kjo medalje u jepet ushtarëve që shërbejnë në vendet që nuk janë pjesë e NATO-s), si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
“Gjeneral major Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të dekoruarit, duke lavdëruar ndjenjën e tyre të lartë të përgjegjësisë, aftësinë dhe besnikërinë, në përputhje të plotë me vlerat dhe shpirtin e Aleancës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it/Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...