Deputeti i Vetëvendosjes, Naim Bardiqi është deklaruar edhe një herë në lidhje me mesazhin e tij se presidentin po e zgjedhin “karate”.
Ai deklaroi se kjo ishte një bisedë mes miqsh e përdorur si sarkazëm, e asgjë tjetër.
“Me sarkazëm i bërë mes miqsh dhe s’ka të bëjë me asgjë tjetër.Ka qenë dhe konsideroj se është cenim i privatëissë. Ai vend është vend i punës për deputetin prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun dhe ato mesazhe janë me sarkzëm. Dhe kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rrëzon për VV-në , qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë asgjë me ofenduese as asgjë”,deklaroi Bardiqi.
Ai tha se këtë e vlerëson se është thyerje e privatësisë.
“Jo absolut jo. E keni parë që është në thojza, si një fjalë me sarkazëm e përdorur.E që nënkupton se edhe në mungesë të opozitës mazhoranca do të bëjë votimin. Thjesht i thash se seancat e paplanifikuara zgjatën më shumë dhe s’mund të jem pjesë e ahengut të tyre. I kam thënë se festa e gëzim pacshi”,shtoi ai.
“Nuk e di a do të shkojë në Kushtetuese. Nuk flasë për plane të Vetëvendosjes, unë flasë si deputet nuk flas për plane. Pra nëse shkon në Kushtetuese. Unë përfaqësoj deputetin Naim Bardiqi”,shtoi ai.
“Isha i gatshëm të kërkojë falje dhe tani kërkoj falje meqenëse u ndala nëse dikën kam mundur ta lëndojë. Qoftë individin , procesin apo këdo”.
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...