Shumica e komunave në Republikën e Kosovës pritet që të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se shumica e komunave do të shkojnë në balotazh.
Sipas tij, po ashtu edhe ato pak bastione që kanë mbetur rrezikojnë të ‘shemben’.
“Garë e vështirë pritet sidomos për komunat e mëdha, duke filluar nga kryeqyteti. Secila parti e ka ‘për jetë a vdekje’ qoftë ruajtjen e komunave ekzistuese, qoftë fitoren në komuna të tjera”, ka theksuar Mushkolaj.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se raundi i dytë pritet të mbahet 4 javë pas raundit të parë.
“Balotazhi do të mbahet më datën 19 nëntor”, ka shtuar Elezi.
Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind, plus një votë, të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.
KQZ-ja e organizon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, në mes të dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.
Në balotazh, kryetar i Komunës zgjidhet kandidati i cili fiton shumicën e votave në këtë rreth votimi.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan