Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj pretencës së paraqitur sot në Hagë kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe si një goditje të rëndë ndaj pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Sipas Ballës, kjo pretencë përbën një batërdi të tmerrshme kundër së vërtetës historike dhe përpjekjeve të drejta të popullit të Kosovës për liri. Ai thekson se qëndresa paqësore shumëvjeçare e kosovarëve, lufta e drejtë e UÇK-së dhe eksodi masiv i civilëve që i shpëtuan spastrimit etnik, po anashkalohen duke u zëvendësuar me trillime.
“Pretenca e sotme është një alarm serioz, ndaj të cilit duhet të reagojmë me përgjegjësi për të mbrojtur legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së dhe të drejtën e patjetërsueshme të Kosovës për liri”, është shprehur Balla.
Ai nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe të vërtetës historike, duke mbrojtur vlerat e lirisë dhe drejtësisë.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...