Ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunutetin boshnjak në Kosovë.
“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq, njofton Klan Kosova.
“Nuk kemi përkrahë Duda Blajen dhe Emilja Rexhepi për arsye etnike, patriotike, linguistike. Ato nuk mund t’i përfaqësojnë boshanjët. Ajo [Balje] është gorane që ka lindur në Novi Sad, ëstë rritur në Serbi, është ushqyer me gji serbësh”.
Njëjtë Baliq është shprehur edhe për babain e Emilja Rexhepi, e cila tash është zëvendëskryeministre në Qeverinë e Kosovë.
“Bejdain Dani, babai i Emilja Rexhepit ka qenë komandant i shtabit territorial për Prizren. Ai ka rekrutuar tërbeshë dhe goranë që të luftojnë kundër shqiptarëve në Koshare”.
Baliq në Edicionin Special ka thënë se ka pasur bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për të hyrë në listën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme, por që ka thënë në fund “u tradhëtua”.
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror