Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e konsideruar këtë si një çështje që do të dëmtojë rëndë ekonominë e qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se ndërsa ZRRE-ja po e injoron shqetësimin e qytetarëve, qeveritarët nuk po reagojnë përballë kësaj sfide që ndikon direkt në xhepat e qytetarëve.
‘’E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë.Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen. E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni”Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?’’, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka kërkuar transparencë nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, duke theksuar se “arsyeja pse s’po pajtohemi me ngritjen e çmimi është pikërisht se KESCO e merr energjinë nga KEK-u, me çmim 29.5 euro/MWh”./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje