Teologu Mustafë Bajrami ka thënë se nuk ka nisur ndërtimi i xhamisë në qendër të Prishtinës, sepse sipas tij Komuna e Prishtinës ende nuk e ka dhënë lejen për ndërtimin e saj.
Bajrami tha në “Debat Plus” se Komuna e Prishtinës, ka dhënë leje vetëm për të nisur mbushja e themelit të xhamisë, por tutje ende nuk mund të vazhdohet.
Ai tha se kjo është e vërtetë dhe se e ka marrë si informacione nga zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Xhaminë po e financon Turqia, Allahu ia shtoftë bereqetin atij populli”.
“…Ndërtimi i xhamisë nuk është nis si herën e kaluar për zgjedhje, ose për ndërrimin e Kushtetutës. Këto janë punë e veprime që i dinë organet kompetente të Kosovës. Xhamia nuk është nis, Komuna e Prishtinës e ka dhanë lejen për pilotimin e projektit. Është vetëm për me mbush themelin, nuk ka leje për të bërë ndërtimin. Këto janë fjalë të vërteta. Nuk është nis ndërtimi i xhamisë. Ende nuk e ka fituar tenderin kompania turke për të ndërtuar këtë xhami. Komuna e Prishtinës e ka dhënë lejen për pilotimin e themelit, por ende thuhet herë është dhënë leja e herë jo”, tha Bajrami. /Telegrafi/
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...