Mbytja e një personi në liqenin akumulues të Mitrovicës i ka alarmuar krerët e kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësuesi nga Klubi i zhytjes ”Trepça”, kanë vizituar liqenin artificial të Mitrovicës.
Qëllimi i kësaj vizite sipas një njoftimi të komunës ka qenë identifikimi i zonave të rrezikshme për vizitorët që e frekuentojnë liqenin.
Vizita e kryetarit Bahtiri u bë pas vdekjes së djeshme, por edhe lëndimin e disa qytetarëve në të njëjtin liqen.
Bahtiri ka thënë që të ndërmerren masa mbrojtëse në mënyrë që të evitohen rreziqet për qytetarët që e vizitojnë liqenin, në mesin e të cilëve shumë prej tyre vijnë nga qytete të ndryshme për të shijuar bukuritë e këtij liqeni.
Pas bisedave që kryetari Bahtiri pati me zyrtarët komunal dhe ata të policisë e të Klubit të Zhytësve, u vlerësua se duhet të bëhet vendosja e shenjave paralajmëruese që japin sinjale për rreziqe nëpër zona dhe të trajtohet sipërfaqja nga rrjedhja e digës deri poshtë, thuhet në njoftimin e komunës.
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu