Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mori pjesë në një debat me mërgimtarë. Aty foli për gjendjen aktuale politike në vend.
Në këtë debat ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se e falënderon publikisht Haradinajn për siç tha ai “për mbrojtjen e Kosovës dhe të Mitrovicës”.
“Problemi i Mitrovicës nuk është vetëm problem i Kosovës është problem ndërkombëtar. Duke falënderuar Bashkësinë Ndërkombëtare për mbështetjen. Kur kam ardhur kam gjet bllokadë totale, me barrikada. Kemi arrit të mos kemi barrikada, të normalizojmë gjendjen 55.7 % është ulë incidentet, të jemi një qytet i qytetarëve të qytetëruar evropian, është proces i gjatë dhe jemi në rrugë të drejtë”, raporton EO.
“Çështja e ndarjes së Kosovës, thuajse është pronë e tyre, ai që do me nda Kosovën tërmeti i atij plani është Mitrovica. Kam gjet përkrahje nga kryeministri, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, se ka pas lehtë, por rambo mbetet rambo, tha Bahtiri.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron