Babai i prokurorit Elez Blakaj, Beqiri kishte aplikuar për të siguruar çertifikatën e veteranit nga e cila do të siguronte pension prej 170 eurosh.
Por, i njëjti ishte refuzuar pasi që nuk kishte dhënë dëshmi bindëse se ishte pjesë e luftës.
Në listën e të refuzuarve shihet emri i Beqir Asllan Blakajt, me numër të dosjes 008167.
Babai i prokurorit kishte aplikuar me pretendimet se ishte anëtar i Brigadës 133.
Që nga paslufta, i njëjti ishte drejtor i një nga shkollave fillore të komunës së Istogut, para se të pensionohej.
Beqir Blakaj ishte anëtar i LDK-së që nga paslufta duke qenë kontribues i madh i kësaj partie në Istog.

Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...