Autostrada “Struma” në drejtim të Sofjes është e hapur për komunikacion.
Korsia në zonën ku ndodhi aksidenti i autobusit me udhëtarë të Maqedonisë, në drejtim të Bllagoevgradit – Kulla mbetet e mbyllur. Komunikacioni në këtë drejtim zhvillohet përmes rrugës rrethrrotulluese: kryqëzimi rrugor Daskallovë – Përnik – Radomir – Dolna Dikanja.
Autobusi, i cili u dogj mëngjesin e djeshëm, ku humbën jetën 45 udhëtarë dhe u lënduan shtatë, është hequr mbrëmë vonë dhe është transportuar për në Përnik.
Sipas paralajmërimve, një grup pune i Ministrisë Rajonale duhet të nisë një hetim. Është formuar një ekip me përfaqësues të Agjencisë për infrastrukturën rrugore dhe drejtorisë për kontrollin kombëtar në ndërtimtari, të cilët brenda pesë ditëve duhet të inspektojnë dhe kontrollojnë trotuarin, sinjalistikën rrugore, sistemet kufizuese dhe shenjat horizontale. Në bazë të konstatimeve nga inspektimi , duhet të paraqit një raport për gjendjen e seksionit, si dhe të vlerësojë se çfarë masash do të merren për rinovimin e tij./Zhurnal.mk
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...