Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka bërë të ditur se këtë të premte nga ora 16:00 do të zyrtarizohet arritja e marrëveshje për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në këtë komunë.
Atiq gjithashtu bëri të ditur se në këtë listë do të jenë të gjitha partitë shqiptare dhe partia që vije nga komuniteti pakicë, VAKAT si dhe Shoqëria Civile.
“Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matan urës së ibrit (tek ish xhamia e urës së ibrit), ku do të prononcohemi për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët”, shkroi Atiq./arbresh.info/
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...