Agjencia e njohur e lajmeve, Associated Press (AP), ka shkruar për marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast ka theksuar se kjo e fundit ka zhvilluar një stërvitje të madhe ushtarake për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Kjo agjenci ka raportuar se në këtë stërvitje ushtarake të Serbisë, të quajtur “Shekulli i Fituesve”, kanë qenë të përfshirë 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionë luftarakë MiG-29, të sjellë nga Rusia.
“Zyrtarët serbë janë të shqetësuar për planet e udhëheqësve të Kosovës që t’i transformojnë forcat e sigurisë në ushtri të rregullt. Si rezultat, serbët kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa për të parandaluar një gjë të tillë, në mënyrë që të ‘mbrohet’ minoriteti serb në Kosovë”.
“Duke u mbështetur në aleatët rus, Serbia ka ngritur gatishmërinë luftarake të forcave të saj”.
Ndërsa ndërhyrja e trupave serbe në Kosovë do të nënkuptonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e NATO-s që janë të vendosur në Kosovë që nga viti 1999, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
“Ne po e zhvillojmë në mënyrë të fuqishme ushtrinë tonë. Askush në rajon, përveç ndoshta Rumanisë, nuk mund të krahasohet me ne”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për televizionin shtetëror RTS.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës