Diskriminimi në Serbi si në vitin 2001 po kthehet ndaj shqiptarëve të Luginës.
Kështu ka ngritur alarmin ish-kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, raporton Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka shkruar lidhur me pretendimet se shqiptarët e Luginës nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e Policisë së Serbisë, duke thënë është një manipulim klasik i të vërtetës.
“Pretendimi se shqiptarët nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e policisë është një manipulim klasik i të vërtetës. E vërteta është se në konkursin e fundit janë paraqitur me dhjetëra e në çdo konkurs të shpallur, shqiptarët kanë aplikuar në numër të konsiderueshëm, por asnjë prej tyre nuk është pranuar, edhe pse kanë plotësuar kriteret bazë”, shkruan Mustafi.
Ndryshe, që nga viti 2008, nuk është pranuar asnjë shqiptar nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja në Akademinë Policore të Serbisë./Arbresh.info/
Postimi i plotë
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada