Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 23 persona pozitiv me Covid-19
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si pasojë e Covid19, ndërsa janë shëruar 130 pacientë, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380.
Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...