Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin dhjetor 2025, duke përfshirë të dhëna për prodhimin dhe konsumin e energjisë, thëngjillit, importin dhe eksportin e energjisë dhe energjentëve të tjerë.
Sipas ASK-së prodhimi bruto i energjisë nga hidrocentralet në dhjetor 2025 arriti 27 840 MWh, duke shënuar një rritje prej 88,74% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 932,28 GWh, ose 3,64% më shumë, ndërsa konsumi i energjisë elektrike u rrit për 5,83%, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,81%.
Importi i energjisë elektrike në dhjetor ishte 435,66 GWh, ndërsa eksporti 161,82 GWh, përfshirë edhe sasinë e transmetuar.
Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 678.541 mijë ton, që përbën një rënie prej 13,40% krahasuar me dhjetorin e vitit 2024./rtk
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...