Misioni i EULEX-it në Kosovë ditë më parë dhuroi 10 automjete për Misionin Këshillues të Bashkimit Evropian (EUAM) në Ukrainë.
Automjetet tashmë kanë arritur në Ukrainë dhe do të përdoren menjëherë nga EUAM.
“Të lumtur kur shohim që 10 automjetet e dhuruara nga EULEX-i kanë arritur në mënyrë të sigurt në Misionin Këshillues të Bashkimit Evropian (EUAM) në
Ukrainë dhe tashmë i janë dorëzuar Shërbimit të Rojës Kufitare të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
EULEX shpreson se kjo mbështetje, së bashku me mbështetjen e të gjithë BE-së, do ta ndihmojë popullin e Ukrainës. /arbresh.info/


Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...