28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar në një draft deklaratë para samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet me 17 maj në Sofje të Bullgarisë, duke tejkaluar kështu dallimet e brendshme, dallime që kanë të bëjnë kryesisht me Republikën e Kosovës.
Për draftin, të cilin e ka parë Radio Europa e Lirë, është gjetur pajtim veç të enjten e kaluar në mes të ambasadorëve të BE-së dhe tani do t’u dërgohet gjashtë vendeve ballkanike që do të marrin pjesë në samit; Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Prezenca e Kosovës në samit e ka komplikuar punën e draftit sa u përket pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.
Sipas diplomatëve që kanë biseduar me Radio Europa e Lirë, disa nga pesë vendet ishin jo të lumtura që dokumenti është quajtur “deklaratë” dhe do të preferonin më shumë që të quhej “konkluzion i presidencës bullgare”, ose të prodhohej një deklarim vetëm në emër të institucioneve të BE-së dhe jo edhe nga gjashtë vendet ballkanike.
Gjashtë vendet ballkanike nuk përmenden në deklaratë me emra, por shkrimi u referohet vetëm si “partnerë”, në vend të “shtete”, apo “vende”. Krejt kjo për t’u ikur komplikimeve që paraqet statusi i Kosovës për pesë mosnjohësit./REL
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...