Dogana e Kosovës njoftoi të premten se oficerët e saj të hetimeve kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, i njëjti bashkë me katër të dyshuar janë zënë në flagrancë pas një hetimi disa mujor. Të gjithë thuhet se janë dërguar në mbajtje.
“Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje)”, thuhet në njoftimin për media.
Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.
Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”./arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...