Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Merdarë nën dyshimin se i njëjti ka kryer krime lufte në Kosovë.
Sipas Policisë, T.B dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në komunën e Vushtrrisë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971”., thuhet në njoftimin e Policisë.
“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë./Arbresh.info./
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë