Është arrestuar një punonjës zyrtar në Agjensionin për Regjistrim Civil në MPB për shkak se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në rastin e regjistrimit në sistemin elektronik të gjendjes civile.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 15.10.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punonjës zyrtar në Agjensionin për Regjistrim Civil në MPB për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në rastin e regjistrimit në sistemin elektronik të gjendjes civile të një personi të kërkuar nga Interpoli të cilit ia ka mundësuar dhënien e identitetit të rrejshëm i cili më pas i është shmangur ndjekjes nga organet e rendit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport5in 24 orësh të PK./Arbresh.info/
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...