Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në mëngjesin e së martës kanë arrestuar personin me inicialet R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.
I dyshuari R.M., është arrestuar në Prishtinë.
R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.
“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...