Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që gjatë një kontrolli policor në lokalin e tij janë sekuestruar: shtatë aparate të lojërave, dy televizorë për shërbime të basteve, një kompjuter dhe disa dëshmi tjera.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit më vendim të prokurorit është liruar, përcjell Arbresh.info.
Rasti është duke vazhduar në procedurë hetimore.
“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 16.08.2023-20:30. Gjatë kontrollit në një lokal si prova materiale janë sekuestruar: shtatë aparate të lojërave, dy televizorë për shërbime të basteve, një kompjuter dhe disa dëshmi tjera. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki