Një person është arrestuar dje në Prizren pasi në veturë i është gjetur disa lloge të substancave narkotike.
Policia ka njoftuar se sustancat e gjetura janë të llojit marihuanë dhe kokainë, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit po ashtu i janë konfiskuar mbi një mijë euro, një telefon dhe vetura.
“Rr. Sahat Kulla, Prizren 16.01.2024 – 20:50. Gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 6.20 gramë, 10.14 gram Kokainë , 1100 € para të gatshme, një telefon dhe veturën tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...