Një person është arrestuar për shkak se gjatë një kontrolli në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 2 fishekë, 82 gëzhoja dhe një thikë.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:51 në rrugën “Bedri Sokolo” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Bedri Sokoli, Prishtinë / 13.04.2025 – 23:51. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 2 fishekë, 82 gëzhoja, një thikë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...