Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person pasi që i njëjti po kërkohej nga Gjykata dhe ishte i dënuar me dy vite burgim.
Sipas njoftimit, ai është i dënuar për veprat penale mashtrim dhe prezantim i rremë, shkruan Arbresh.info.
“XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...