Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një shtetas serb në Gjilan me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza në fshatin Korminjan i Ulët.
Siç njofton policia, i dyshuari veprën penale e ka kryer më 25 maj të këtij viti.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore.
Njoftimi i plotë:
Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb.
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore./Arbresh.info
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...