Policia e Kosovës ka arrestuar një person në veri, pasi të njëjtit i është gjetur një sasi e narkotikëve e dyshuar të jetë marihuanë dhe një mjet për bluarje (grinder).
Siç bën të ditur policia në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.I., 37-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Tutje thuhet se policia vazhdon të mbetet e përkushtuar se do t’i luftojë të gjitha dukuritë negative dhe do ti sjellë para organeve të drejtësisë të gjithë personat që bien në kundërshtim me ligjin./Arbresh.info/
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...