Arrestohet një grua në Mitrovicë, theri me thikë një burrë

09:13 | 30 Prill 2026
R J

Një grua në Mitrovicë është arrestuar, pasi që kishte therë me thikë një burrë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thuhet n[ raportin e Policise.

Shpërndaje në rrjete sociale