Është arrestuar një person në Kaçanik për “Falsifikim të parasë” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.
Siç njofton policia, gjatë një kontrolli 23-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 27 kartëmonedha prej 100 dollarësh, të gjitha me numër serik të njëjtë, të dyshuara si të falsifikuara.
Pas intervistimit në stacionin policor në Kaçanik dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”.
“Në vijim të veprimeve hetimore, është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Han të Elezit, ku janë gjetur dhe sekuestruar municion i ndryshëm, mjete të mprehta, një boks hekuri, një shkop bejzbolli si dhe një shkrepëse në formë arme. Për këtë është iniciuar rasti i dytë “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media nga policia./Arbresh.info/


Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...