Policia e Kosovës ka arrestuar një laborant në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit, duke marrë ryshfet.
Sipas njoftimit të Policisë, laboranti i ka mundësuar një gruaje që të kryejë analizën PCR për COVID-19 pa pritur në radhë e në këmbim të 20 eurove.
“Hetuesit policorë pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim e Policisë./Arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...