Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak, Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja tha se 16 vjet pas krimit, Kosova nuk i harron viktimat e as strukturat kriminale.
“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, ka shkruar Rexhepi.
“Jemi të vetëdijshëm se drejtësia shpesh është e ngadaltë, por besojmë në shtetin e së drejtës dhe në institucionet që kanë obligim zbatimin e ligjit. Presim që përgjegjësit për vrasjen e një aktivisti trim boshnjak të ndiqen penalisht dhe të dënohen nga gjykatat kompetente të Kosovës”.
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë