Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhje bë shtëpinë e zyrtarit të AKI-së në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
“Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka shtëpinë e një zyrtari në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale.”, ka thënë Bytyçi.
Bytyçi tha se i dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën, pas intervistimit me vendim prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit.”, tha ai./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...