Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar njё person nё Viti, nёn dyshimin pёr armёmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe 8 copë fishekë të gjitha pa leje.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...