Njësitë policore në Skënderaj kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture, njofton Policia e Kosovës.
Rreth orës 16:00, policia u informua për vjedhjen e automjetit në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj. Pas veprimeve operative dhe hetimore, vetura e vjedhur u lokalizua dhe u ndalua nga policia, ndërsa i dyshuari u arrestua.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën penale “Vjedhje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...