Një ditë pas kërcënimit publik që bëri në rrjetet sociale ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Policia e Kosovës ka arrestuar anëtarin e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Lajmin për Arbresh.info,e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Hoxha.
Hoti dje ka postuar në Facebook, një status ku kishte kërcënuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti./arbresh.info
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit