Një person është arrestuar sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, nën dyshimin për asgjësim ose dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, aksioni policor, i zhvilluar rreth orës 07:00, përfshiu edhe kontrollin e shtëpisë së personit të dyshuar, ku hetuesit gjetën dhe sekuestruan tri armë zjarri.
I dyshuari, Z.Th., mashkull, 73 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi të ndryshme. Ai është duke u intervistuar nga autoritetet, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e shtetit, po vazhdojnë veprimet procedurale të nevojshme.
Policia e Kosovës njofton se aksioni u zhvillua në përputhje me ligjin dhe se hetimet për rastin po vazhdojnë./Arbresh.info
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...