Një person 55-vjeçar nga Lipjani është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura.
Policia njofton se i dyshuari i kishte ngacmuar të miturat në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina.
“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual. Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...