Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti për arbresh.info.
Sipas tij, ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’. /arbresh.info/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë