Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor sot pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Kosovar me iniciale E.M. viti i lindjes 2003.
I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.
Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok, youtube etj.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...