Është arrestuar një 18-vjeçar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur, 11-vjeçar në Istog.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili ka bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 18-vjeçarin.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.
“Një 18-vjeçar dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur 11-vjeçar me ç’rast i njëjti është ndaluar nga prokurori i shtetit dhe ndaj tij është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit” – tha Nikçi./arbresh.info/
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...