Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rrëmbim të një personi në rrugën . “Mon Balaj”, Prishtinë më 1 shkurt rreth orës 15:30, raporton “Arbresh.info.
Të dyshuarit përveç që e kanë rrëmbyer viktimën, ia kanë marrë edhe 2200 euro, që pretendonin që u kishte borxh.
“ Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit të dyshohet për arsye të një borxhi të mëhershëm, kanë rrëmbyer viktimën mashkull K/shqiptar dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 2200 €”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...