Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Podujevë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 15.03 gram substance narkotike.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishek të kalibrit 7.62 mm , 98.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 4.5 gram kokaine , dy peshore digjitale dhe 90 copë fishek.
Tutje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 29.12.2023-17:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 15.03 gram substance narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishek të kalibrit 7.62 mm , 98.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 4.5 gram kokaine , dy peshore digjitale dhe 90 copë fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raport./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...