Njësiti për Reagim të Shpejtë Gjilan gjatë një kontrolli rutinor kanë ndalur dy persona të dyshuar kosovar shqiptar V.A. (1996) dhe D.Z. (2001) për kontrollë .
Gjatë kontrollit tek këta të dyshuar kanë arritur që të gjejnë një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë si dhe një cigare e mbështjellë e dyshuar po me substancë narkotike të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatë.
Nga njësitet relevante është bërë testi fushor të cilat kanë rezultuar pozitive në peshë prej 1.6 gr.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti me kallëzim penal ,,Posedim të substancave narkotike dhe psikotropike” procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026