Pesë persona janë arrestuar në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë pasi dyshohet se kanë vjedhur në një banesë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të arrestuarit kanë vjedhur para të gatshme, parfume dhe gjëra të tjera, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Vasil Andoni, Prishtinë 08.03.2025-23:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nga një banesë kishin arritur të vjedhin para të gatshme, parfume të ndryshme si dhe gjëra tjera. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Polciisë së Kosovës./Arbresh.info
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus