Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, të njëjtëve u është sekuestruar një armë zjarri, një thikë dhe substanca të dyshuara narkotike.
“Nga njësite policore në dy lokacione të ndara, janë shoqëruar pesë persona të dyshuar, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve”, thuhet në njoftimin për media.
Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nga zyrtarët policorë është shoqëruar një person i dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatë fishekë.
Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është ndaluar një automjet nga njësiti i trafikut, ku janë shoqëruar në stacion policor katër persona, të cilëve policia u ka gjetur dhe sekuestruar dy kavanozë me substancë të dyshuar narkotike (marihuanë), një thikë etj.
“Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje”, bëhet e ditur tutje. /Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot