Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot rreth orës 17:05, gjatë një patrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë.
Gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike.
Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...