Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., të cilët janë të angazhuar si punëtorë-instruktor të poligonit të Drenit në Prizren.
Më konkretisht, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ”Falsifikim i dokumentit zyrtar” sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ”Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, nga neni 391 i KPRK-së. Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale