Gjykatësi i procedurës paraprake Shaqë Curri, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve komunalë:
Rajan Arapi, Florije Berisha dhe Bajram Muzlijaj.
I dyshuari Muzlijaj është të mbrohet në liri ndërsa ndaj te dyshuarëve Florije Berisha dhe Rajan Arapi është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” gjykatësi Shaqë Curri përmes telefonit.
Edhe mbrojtësi i të dyshuarit Bajram Muzlijaj, avokati Besnik Berisha ka publikuar njoftimin e gjykatës, ku njëri lihet i lirë kurse dy të tjerëve iu caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Tre të dyshuarit u arrestuan në një aksion të madh policor, ku morën pjesë edhe Njësitë Speciale të Policisë, aksion ky që përfshiu Pejën, Deçanin, Klinën dhe Istogun.
Gjithsej, ishin arrestuar dhjetë persona nën dyshimin për shkelje të ligjoreve sa u përket ndërtimeve pa leje në këto komuna.
Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bo...
Fushë Kosova, Obiliqi dhe Kalabria mbesin pa ujë edhe sot pa...
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës